Maas: Gjermania nuk do të marrë pjesë në misionin në Hormuz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas deklaroi sot se vendi i tij nuk do të përfshihet në misionin e drejtuar nga SHBA-ja në Ngushticën e Hormuz.

“Qeveria gjermane nuk do të marrë pjesë në misionin detar të paraqitur dhe planifikuar nga SHBA-ja”, tha Maas në Varshavë.

Përfaqësuesit ushtarakë të Britanisë së Madhe dhe SHBA, janë mbledhur sot në Bahrein për të diskutuar mundësinë e krijimit të një misioni ndërkombëtar për mbrojtjen e transporteve në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, disa nga vendet që kanë shprehur interes për këtë nismë  janë Danimarka, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Suedia./ATSH/

Share This Article