Maas: Nuk ka vend për neonazistët as në rrugë, as në internet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas paralajmëroi se neonazistët nuk duhet të kenë hapësirë në rrugët e qytetit, pasi ekstremistët e ekstremit të djathtë marshuan veshur me uniformë nëpërmjet qytetin lindor të Plauenit për ditën e 1 Majit.

“Nëse neonazistët marshojnë sërish në rrugët tona dhe ka më shumë se 12 000 ekstremistë të dhunshëm të ekstremit të djathtë, atëherë nuk duhet thjesht ta injorojmë këtë fakt”, tha ai për “Funke Media Group”.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë potencialin e terroristëve të ekstremit të djathtë. Këto janë shifra të hidhura për vendin tonë. Nuk duhet të lëmë rrugët dhe internetin tonë për radikalët e djathtë”, theksoi ministri gjerman.

Share This Article