Macron: 31 tetori është afati i fundit për Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Data e 31 tetorit për të fiksuar Brexit do të jetë e afati i fundit, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron para pronarëve të bankave të mëdha ndërkombëtare të mbledhur sot në pallatin Elize.

“Do të ishte një ide e gabuar që të shtyhej për më vonë”, tha shefi francez i shtetit i pyetur mbi vizionin e tij për Brexit.

“Edhe pse të shohësh Britaninë e Madhe të largohet është diçka shumë e keqe, kur drejtuesit të përpiqen të mos respektojnë një vendim të popullit, është edhe më keq”, u shpreh ai.

“Ne duhet të aplikojmë vendimin e britanikëve përveç se ata vetë vendosin ndryshe”, shtoi presidenti francez.

“Ne kemi vendosur fundin e tetorit si afatin e fundit, sepse nuk dua të shikoj Komisionin e ri të vazhdojë të merret me këtë çështje të së shkuarës”, shtoi ai, duke shtuar se është e papranueshme që të rihapen negociatat mbi marrëveshjen tashmë të negociuar mes Londrës dhe 27-es por që është kundërshtuar nga deputetët britanikë.

“Deri në minutën e fundit, i vetmi që mund të stopojë Brexit është qeveria britanike”, përfundoi Emmanuel Macron./ATSH/ 

Share This Article