Macron: Anglezët të ndërpresin bllokimin e eksportit të vaksinave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez, Emmanuel Macron u bëri thirrje anglezëve  të ndërpresin bllokimin e eksporteve të vaksinave dhe të përbërësve të nevojshëm për t’i prodhuar, gjë që do të mundësonte riforcimin e solidaritetit vaksinal global.

“Që vaksina të qarkullojë, nuk duhet të bllokojmë përbërësit dhe vaksinat”, deklaroi ai pas mbërritjen në samitin europian në Porto.

“Megjithatë, sot anglezët bllokojnë shumë përbërës dhe vaksina. Sot, 100% e vaksinave të prodhuara në SHBA shkojnë në tregun amerikan”, konfirmoi ai.

Ai nënvizoi se nga 110 milionë dozat e prodhuara në Europë, BE kishte eksportuar 45 milionë dhe mbajtur 65 milionë.

“Ne jemi më bujarët në botë sot në kampin e vendeve të zhvilluara”, nënvizoi ai.

Presidenti francez përsëriti se ishte i hapur për idenë e heqjes së pronës intelektuale mbi vaksinat antiCOVID-19, mbështetur nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Share This Article