Macron anulon vizitën e tij për në Athinë shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Sipas burimeve qeveritare presidenti francez, Emmanuel Macron ka anuluar vizitën e tij në Athinë për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirusin në Francë dhe vendosjes së një kufizimi të rreptë për një muaj në Paris dhe 16 zona të tjera.

Qeveria franceze njoftoi sot një kufizim të tretë në një vit, më i lehtë se të mëparshmit, duke përmendur një valë të tretë në vendin që i është afruar pragut prej 100 000 të vdekur.

Më shumë se 20 milionë francezë do të rikufizohen gjithashtu për një muaj duke nisur nga sot. Shkollat dhe tregjet thelbësore do të qëndrojnë të hapura.

Epidemia është përshpejtuar në vend, ku më shumë se 38 000 kontaminime janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Disa vende europiane rifilluan sot vaksinimin me AstraZeneca, ndërkohë që Franca po rikufizon një të tretën e popullsisë dhe Gjermania njoftoi një rritje eksponenciale të rasteve me COVID-19.

Share This Article