Macron, bisedë telefonike me Putin, Kremlini: Shpjegim shterues mbi pushtimin e Ukrainës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur me telefon me presidentin francez Emmanuel Macron pasi Moska dërgoi trupa për të pushtuar fqinjin e saj properëndimor Ukrainën.

Mësohet se Putin i ka dhënë presidentit francez një shpjegim “shterues” të arsyeve të veprimeve të Rusisë në Ukrainë, thotë Kremlini.

Kremlini tha se thirrja u bë me iniciativën e Macron dhe ai dhe Putin ranë dakord të qëndronin në kontakt.

Macron deklaroi se i kërkoi Putinit të ndërpresë operacionet ushtarake.

Presidenti francez është përpjekur të shmangë pushtimin rus në javët e fundit, duke përfshirë edhe mbajtjen e bisedimeve me Putinin në Kremlin.

Share This Article