Macron dhe Scholz pas samitit: Sinjal shprese për rajonin, Europa më e fortë me Ballkanin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një hap i rëndësishëm përpara dhe një sinjal shprese për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu e ka cilësuar samitin e mbajtur të martën në Tiranë, kancelari gjerman Olaf Scholz. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, teksa largohet nga kryeqyteti shqiptar lideri gjerman përsërit mesazhin se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e familjes Europiane.

”Gati 20 vite më parë, BE i tregoi Ballkanit Perëndimor Perspektivën e anëtarësimit. Por në atë kohë, nuk avancuam aq sa do të do të kishim dashur. Prandaj është e rëndësishme që procesi i zgjerimit fiton tani impuls të ri”, deklaroi ai.

Në mesazhin e tij, që pason një sërë postimesh me pamje të Tiranës nga lart e po ashtu të punimeve të samitit, numri një i Berlinit shton se kanë pritshmëri të qarta nga vendet e Ballkanit perëndimor.

“Përshembull, presim që vendet të cilat aspirojnë anëtarësimin t’i bashkohen sanksioneve të BE kundër Rusisë”, thotë Scholz.

Sakaq, presidenti francez Emanuel Macron, i njohur për qëndrimet skeptike ndaj zgjerimit, deklaroi në një postim pas samitit se Ballkani Perëndimor do ta bëjë Europën më të fortë.

“Kur Rusia zgjedh luftën, Ballkani perëndimor mbetet i vendosur për t’iu bashkuar familjes Europiane dhe asaj që nënkupton kjo në termat e demokracisë dhe respektit për ligjin ndërkombëtar. Kjo do ta bëjë Europën më të fuqishme. Ne do ta shoqërojmë në këtë rrugë”, ishin fjalët e saj.  

Për Macron kjo ishte vizita e parë në Shqipëria që prej ardhjes në krye të Elizesë. Ndërsa mundësia e një zgjerimi të afërt të BE në Ballkanin Perëndimor vlerësohet ende e largët, Macron dhe Scholz, liderët e 2 vendeve më të fuqishme të bllokut folën me tone më pozitive e shpresëdhënëse lidhur me procesin, duke sinjalizuar një përkushtim të shtuar të BE ndaj Ballkanit Perëndimor. 

Share This Article