Macron dhe Von der Layen në Pekin/ Kërkesa: Jo armë kineze për Putin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Komisionit Europian dhe Presidenti i Francës nisin sot vizitën në Kinë. Në bisedimet me presidentin Kinez ata do të do të kërkojnë që Pekini të mos furnizojë me armë Rusianë. Ndjekim raportimin e gazetares së Euronews në Pekin Ana Lázaro.

“Një nga objektivat e Emanuel Macron dhe Ursula Von der Layen One ishte kërkesa ndaj Kinës që të mos dërgojë armë vdekjeprurëse në Rusi dhe Presidentja e Komisionit Europian e bëri të qartë se e ardhmja e marrëdhënieve mes Unionit Europian dhe Kinës do të varet nga kjo çështje. Mbetet të shihet se çfarë do të bëjnë vendet e BE për të bindur Pekinin.

Në çdo rast, duket e qartë për Presidentin Francez se Kina është një nga pak vendet në botë që ka kapacitetin për të ndikuar në zhvillimin e konfliktit.

Kjo vizitë ka të bëjë gjithashtu me ekonominë dhe mënyrën sesi balancohen shkëmbimet tregtare mes dy vendeve dhe mbi të gjitha si të zvogëlohet varësia e Europës nga Kina. Ky projekt njihet në Bruksel si Zvogëlim i Rrezikut.

Kohët e fundit Unioni Europian ka ashpërsuar tonet ndaj Kinës, por gjithmonë në masë më të ulëta se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ky është një argument që vendet e Bashkimit Euopian mund ta përdorin në bisedimet me Presidentin Kinez, Xi Jinping”, tha Ana Lázaro për Euronews nga Pekini.

Share This Article