Macron dorëzohet ndaj Jelekëve të Verdhë, shtyn reformën e kontestuar të pensioneve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jean Castex, kryeminsitri i ri i presidentit francez Emmanuel Macron, ka pranuar sot të pezullojë reformën e kontestuar të pensioneve duke u tërhequr ndaj kërkesave të protestuesve të njohur si “Jelekët e Verdhë”.

Castex tha se negocjatat mes qeverisë dhe sindikatave do të shtyhen deri në 2021 për t’u fokusuar në rekuperimin ekonomik prej krizës së COVID-19.

Reforma e nxitur nga presidenti Emmanuel Macron u ndalua rrjedhimisht në shkurt nga pandemia, por zemërimi prej saj nxorri në rrugë qindra mijëra njerëz në fillim të vitit, raporton TCh.

Vendimi pritet të shfrytëzohet nga kundërshtarët e Macron duke e quajtur një shenjë dobësie.

Castex u tha dje gazetarëve se kreu takimin e parë me sindikatat që prej marrjes së postit: “Prioriteti është beteja kundër krizës, për punësimin dhe kundër papunësisë.”

Ai insistoi se reforma, e cila përfshin rritjen me dy vjet të moshës së pensionit në 64, nuk do të anullohet, por do të shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale.

Share This Article