Macron: Fajin e ka Kosova, zgjedhjet nuk duhet të ishin bërë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
French President Emmanuel Macron (left) and Russian President Vladimir Putin attend a meeting with Russian and French business people during the St. Petersburg International Economic Forum on Friday.

Gishtin e fajit nga Kosova për tensionet në veri nuk vonoi ta kthente as presidenti francez, Emmanuel Macron, sipas të cilit autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi të plotë për trazirat që janë shtuar ndjeshëm.

Këto komente, shefi i Elizesë i bëri nga Bratisllava, ku po ndjek punimet e konferencës së sigurisë.

“Ne ua kemi bërë shumë të qartë autoriteteve kosovare se ishte gabim që të vazhdohej me këto zgjedhje në kontekstin, e keni parasysh, të mospjesëmarrjes se serbëve. Shpresoj që nesër, në margjinat e komunitetit politik europian, me kancelarin Scholz, ashtu siç bëmë në margjinat e takimit të Pragës , të arrijmë t`i shohim të ulen së bashku kryeministrin kosovar dhe presidentin serb. Është mëse e qartë se autoritetet kosovare mbajnë përgjegjësi për situatën aktuale dhe këtu ka mospërputhje me marrëveshjen e arritur vetëm disa javë më parë”, u shpreh Macron.

Qëndrimi i Macron është në një linjë me deklaratat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera të QUINT-it, të cilat e bënë Qeverinë e Kosovës fajtore për gjendjen aktuale ne veri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, reagoi dhe ai duke thënë se Rusia mbështet plotësisht popullatën serbe në Kosovë dhe beson se të drejtat dhe interesat e saj duhet të mbrohen. “Nuk duhet të ketë vend më për veprime kërcënuese”, paralajmëroi ai.

Share This Article