Macron: Franca qëndron e angazhuar ushtarakisht në Siri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca do të qëndrojë ushtarakisht e angazhuar në zonën e Levantit, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar gjatë këtij viti, sepse çdo nxitim për t’u tërhequr do të ishte i gabuar, garantoi sot presidenti Emmanuel Macron.

“Tërheqja e njoftuar nga Siria e aleatit tonë amerikan, nuk duhet të na bëjë të devijojmë nga objektivi jonë strategjik. Çrrënjosja e ISIS-it duke e privuar këtë organizatë territoriale nga çdo copëz territori dhe duke e penguar që të ringrihet”, theksoi ai para ushtarëve në një bazë të ushtrisë tokësore pranë Tuluzës.

Gjatë muajve në vijim Franca do të miratojë dispozitivin ushtarak global në funksion të operacioneve dhe të situatës politike, por do të qëndrojë e gatshme për të marrë pjesë në stabilizimin e rajonit të Levantit, që përfshin shumë vende të Lindjes së Mesme, mes të cilëve edhe Sirinë.

Share This Article