Macron: Kombi të mobilizohet kundër hidrës islamike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez, Emmanuel Macron, premtoi se kundër terrorizmit islamik do të zhvillohet një luftë e pamëshirshme, duke u bërë thirrje francezëve që të bashkohen, gjatë ceremonisë mortore të katër funksionarëve të vrarë në prefekturën e policisë së Parisit, nga një koleg radikalist.

“Vetëm institucionet nuk do të jenë të mjaftueshme për të zhdukur hidrën islamike. I gjithë kombi duhet të bashkohet, të mobilizohet, për të vepruar”, tha ai gjatë një fjalimi 15-minutësh në prani të shumë politikanëve, midis të cilëve edhe qeveritarë./ATSH/

Share This Article