Macron: Kryeministri australian gënjeu për marrëveshjen e nëndetëseve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se kryeministri i Australisë, Scott Morrison, e ka gënjyer për marrëveshjen e anuluar të nëndetëseve.

I pyetur nëse ai mendon se Morrison ka gënjyer, presidenti u përgjigj: “Nuk mendoj, e di”.

Macron u zemërua pasi Australia anuloi marrëveshjen prej 37 miliardë dollarësh për të ndërtuar 12 nëndetëse dhe në vend të kësaj negocioi një pakt të ri mbrojtjeje me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe – të ashtuquajturin Aukus.

Morrison mohoi se kishte gënjyer.

Dyshja u takuan në samitin e G20-s në Romë për herë të parë që nga shpërthimi i përplasjeve në shtator.

Në periferi të mbledhjes, presidenti Macron u pyet nga një gazetar australian nëse ai mund t’i besonte sërish zotit Morrison.

“Do të shohim se çfarë do të japë ai. Kam shumë respekt për vendin tuaj, kam shumë respekt dhe shumë miqësi për popullin tuaj. Thjesht them kur kemi respekt, duhet të jeni të vërtetë dhe të silleni në përputhje me këtë vlerë”, deklaroi Macron.

Share This Article