Macron: Masa të reja kundër COVID-19, por jo panik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ndërkohë që këshilli shkencor që mbështet qeverinë po bën thirrje për vendime të vështira, deklaroi se nuk duhet t’i dorëzohemi asnjë forme paniku.

“Masat do të njoftohen nesër pas Këshillit të Mbrojtjes i planifikuar për në Elyse dhe objektivi i tyre është t’u japin vizibilitet javëve të ardhshme”, deklaroi Macron.

“Ajo që duhet të bëjmë është të përshtatemi me evolucionin e virusit, të përpiqemi ta ngadalësojmë atë”, theksoi ai.

“Ne duhet ta bëjmë këtë, për të vazhduar të jetojmë, të edukojmë fëmijët tanë, të kujdesemi për pacientët dhe të kemi një jetë ekonomike dhe shoqërore normale”, nënvizoi Macron.

Share This Article