Presidenti francez Emanuel Macron e ka marrë epitetin “njeriu prej lulesh”, pas vizitës në ish-koloninë franceze, në Polinezi.
Videoja, ku shihet duke iu vendosur lulet, është bërë virale në mediat sociale.
Kjo është vizita e parë e Macronit në vendin që përbëhet nga një grup i 100 ishujve në Oqeanin Paqësor.
Si shenjë tradite i janë dhuruar disa kurora lulesh dhe nga fundi ai është mbuluar tërësisht me to, sa vështirë se vërehet kostumi i tij zyrtar.