Presidenti francez Emmanuel Macron po kritikohet teksa ka vendosur hapjen e shkollave, si pjesë e lehtësimit të kufizimeve të bllokimit ndaj pandemisë.
Sipas Macron, Franca do të rihapë shkollat fillore në nga e hëna, 11 maj teksa shumë zyrtarë lokalë kanë kritikuar qeverinë, duke thënë se është një veprim i shpejtuar pavarsisht masave që do të ndërmerren.
Masat e reja përfshijnë klasa me 15 studentë, teksa shkollat e mesme do të hapen më vonë këtë muaj.
Kryeministri francez Edouard Philippe e ka quajtur vendimin për hapjen e shkollave “paralajmëruese, edukative, sociale dhe republikane” dhe se largimi i fëmijëve nga shkolla me muaj do të ishte një “bombë kohe”.
Më shumë se 300 kryetarë bashkish në rajonin e Parisit i kanë dërguar qeverisë një letër të hapur ku kërkohet të vonojë rihapjen e shkollave.
“Afati i fundit për 11 maj është joreal. Në rastin më të mirë, ne mund të jemi në gjendje të hapim shkollat më 18 maj, por nuk do të jetë shkolla siç e njohim ne,” tha Philippe Bouyssou, kryetari i bashkisë së Ivry-sur-Seine.