Jam një patriot evropian dhe nuk mund të jem spektator i zgjedhjeve të BE më 26 maj, theksoi në një intervistë për shtypin francez, presidenti Emmanuel Macron, duke deklaruar qartë se votimi europian i së dielës është “më i rëndësishmi që nga viti 1979”.
I pyetur se kush është armiku e Evropës, Macron përgjigjet se “armiku i Evropës është ai që nuk beson në të ardhmen e saj. Nacionalistët që duan ta ndajnë atë janë armiqtë e saj të parë”.
”Unë jam një patriot francez dhe për këtë arsye jam europian. Për herë të parë shoh një ngatërresë mes nacionalistëve dhe interesave të huaja, qëllimi i të cilëve është shpërbërja e Europës”, theksoi Macron.
“Unë nuk mund të jem spektator, por një aktor i këtyre zgjedhjeve europiane që janë më të rëndësishmet që nga viti 1979, sepse Bashkimi Europian po përballet me një rrezik ekzistencial. Nëse, si një udhëheqës i shtetit, lë Europën që ndërtuam në rrëmujë, do të kisha një përgjegjësi para historisë”, përfundoi ai.