Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, duhet ta pranojë logjikën e demokracisë dhe të dorëhiqet nga pushteti.
Këtë deklaratë Macron e bëri për “Journal du Dimanche”, ndërsa shtoi se duke qenë dëshmitarë të krizës së thellë në Bjellorusi, një administratë e tillë nuk është në gjendje ta pranojë logjikën demokratike të shtetit.
Bjellorusia, ish-republikë sovjetike dhe aleate e ngushtë me Rusinë, është tronditur nga protestat në rrugë që nga koha kur u bë e ditur se ai i kishte fituar bindshëm zgjedhjet e 9 gushtit.
Që nga koha kur opozita deklaroi se zgjedhjet ishin të manipuara, më shumë se 12 mijë protestues janë arrestuar ndërsa Bashkimi Evropian duke parë zhvillimet, ka deklaruar gjatë së enjtes se Lukashenko nuk është President i Bjellorusisë.
Rusia lidhur me këto deklarime të BE-së, ka deklaruar se mos njohja e Lukashenkos si i pari i Bjellorusisë, përbën një ndërhyrje indirekte në vend.