Macron për Mbappe: Do të përpiqem ta bind që të qëndrojë në Paris

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Emmanuel Macron luajti një rol të madh në rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain deri në vitin 2022, atëherë kur francezi ishte afër nënshkrimit për Real Madridin. 

Presidenti i Francës ruan raporte të shkëlqyera me yllin 24-vjeçar dhe mesa duket do të përdorë fuqinë e tij që ta bëjë të qëndrojë në Paris.

Një deklaratë të tillë Emmanuel Macron e bëri gjatë një mitingu në Francë kur një tifoz i veshur me fanellën e kombëtares franceze iu afrua dhe e pyeti për rastin Mbappe.

“A e dini nëse Killian do të qëndrojë?” pyeti fansi dhe Macron iu përgjigj: “Nuk kam informacion, por do të përpiqem ta bind që ai të qëndrojë”.

Kujtojmë se Mbappe ka njoftuar Parisin se nuk do të vazhdojë me ekipin përtej 2024-ës dhe kaq mjaftoi për të shkaktuar “furtunë” mbi të ardhmen e tij.

Share This Article