Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se asnjë flamur rus nuk do të valvitet në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Paris. Ukraina ka kërcënuar se do të bojkotojë lojërat olimpikë nëse ndodh diçka e tillë.
“Sigurisht, nuk mund të ketë një flamur rus gjatë Lojërave Olimpike, mendoj se ka një konsensus për këtë çështje. Sepse Rusia, si vend, nuk është e mirëpritur në një epokë në të cilën ka kryer krime lufte dhe ka dëbuar fëmijë”, tha Macron për gazetën sportive franceze L’ Equipe.
“Çështja e vërtetë, për të cilën Organizata Olimpike duhet të vendosë, është se çfarë pozicioni mund t’u jepet sportistëve rusë, një çështje që nuk duhet politizuar”, theksoi ai.
Ukrainasit duhet të marrin pjesë në takimet e IOC për këtë çështje, shtoi ai.
Trupat ruse përdorën Bjellorusinë si bazë për sulmin e tyre të dështuar në Kiev në fillim të pushtimit.
Atletët ukrainas e shohin ndalimin e përgjithshëm për të garuar kundër rusëve dhe bjellorusëve pavarësisht flamurit nën të cilin garojnë atletët nga të dy vendet, si një lëvizje vetë-shkatërruese që dëmton karrierën e tyre.