Macron përballë Le Pen, dita e fundit e fushatës presidenciale në Francë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidatët presidencialë në Francë, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, po zhvillojnë ditën e fundit të fushatës elektorale.

Duke folur në mëngjes, presidenti aktual pranoi dështimin e tij në zbutjen e zemërimit të qytetarëve. Le Pen e ka përdorur këto pakënaqësi për të shtyrë përpara fushatën e saj duke premtuar politika kundër emigracionit dhe ka sinjalizuar një largim të mundshëm nga BE.

Megjithatë, dy ditë përpara votimit, pro europiani Macron ka një avantazh prej 10 pikësh në sondazhe ndaj rivales së tij euroskeptike. Ashtu si në raundin e parë, edhe votimi I kësaj të diele pritet të karakterizohet nga abstenimi masiv. Kjo pasi një pjesë nuk ndihen të përfaqësuar nga dy kandidatët në garë, dhe pjesa tjetër kundërshtojnë disa nga politikat e Macron dhe Le Pen.

Share This Article