Macron: Rebelimi i udhëhequr nga Prigozhin tregon brishtësinë e ushtrisë ruse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se rebelimi i shkurtër i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin tregon, siç u shpreh ai, brishtësinë e ushtrisë ruse.

Ai tha gjithashtu se justifikonte mbështetjen që Perëndimi i ka dhënë Ukrainës, shkruan Sky News.

“Situata vazhdon të evoluojë, por tregon ndarjet që ekzistojnë brenda kampit rus, brishtësinë e ushtrive dhe forcave të saj ndihmëse si Grupi Wagner”.

“E gjithë kjo duhet të na bëjë shumë vigjilentë dhe të justifikojë plotësisht mbështetjen që po u japim ukrainasve në rezistencën e tyre”, është shprehur ai.

Share This Article