Macron ‘rrëzon’ dyshimet e Trumpit për NATO-n: Franca është aleat besnik, ka treguar respekt dhe miqësi ndaj SHBA-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Franca është një aleat besnik dhe i palëkundur në NATO”, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron, mes dyshimeve të përsëritura të homologut të tij amerikan Donald Trump për aleancën ushtarake.

“Franca ka treguar respekt dhe miqësi ndaj SHBA-së”, tha Macron.

“Unë mendoj se ne kemi të drejtë të presim të njëjtën gjë”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se së fundmi Trump hodhi dyshime nëse Uashingtoni do të mbronte aleatët e tij të NATO-s nëse ata nuk paguanin atë që ai beson se ishte e mjaftueshme për mbrojtjen e tyre.

Sipas nenit 5, anëtarët e aleancës së NATO-s duhet të ndihmojnë nëse një anëtar tjetër sulmohet, shkruan euronews

“Është sens i përbashkët, apo jo”, tha Trump.

“Nëse nuk paguajnë, nuk do t’i mbroj. Jo, nuk do t’i mbroj ata”, shtoi ai.

Trump shtoi se ai e kishte mbajtur këtë pikëpamje që nga mandati i tij i parë, kur komente të ngjashme i shtynë anëtarët evropianë të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes për të përmbushur objektivin prej 2%.

Presidenti amerikan tha se këto përpjekje “nuk ishin të mjaftueshme. “Ata duhet të paguajnë më shumë”.

Trump shprehu gjithashtu pasiguri nëse anëtarët e NATO-s do të mbronin SHBA-në nëse vendi do të sulmohej, duke veçuar Francën si një shembull të një aleati për të cilin “nuk ishte i sigurt”.

Raportohet se aleatët e NATO-s, përfshirë Francën, megjithatë erdhën në mbrojtje të SHBA-së pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, kur neni 5 u përdor dhe çoi në operacionin më të madh ushtarak të NATO-s në Afganistan. 

Share This Article