Macron: SHBA t’i japë fund ndalimit të eksportit të vaksinave antiCOVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi sot SHBA-së të heqë të gjitha kufizimet për eksportin e vaksinave dhe përbërësve të vaksinave kundër COVID-19.

“I kërkoj shumë qartë SHBA-së t’i japë fund ndalimeve të eksportit, jo vetëm të vaksinave, por edhe të përbërësve të këtyre vaksinave që pengojnë prodhimin”, theksoi Macron.

Çelësi për të prodhuar sa më shpejt vaksina për vendet e varfëra dhe vendet ndërmjetëse, është të prodhosh shumë, të heqësh ndalimet për eksportin”, nënvizoi ai në një konferencë shtypi në samitin social të BE-së në Porto.

Share This Article