Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, lidhur me shtyrjen e Brexit-it deri më 31 tetor tha se “Deri atëherë ka 3 opsione, largimi i Britanisë me marrëveshje, anulimi i Brexit-it nga Britania dhe largimi i saj pa marrëveshje”.
Pas Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) që u mbajt për Brexit-it në Bruksel, Macron u tha gazetarëve se në çështjen e Brexit-it është e rëndësishme të ruhet uniteti i Unionit dhe se ata janë dakorduar të shtyjnë Brexit-in deri më 31 tetor.
“Pas kësaj Britania duhet të jetë e hapur ndaj vetes dhe popullit të saj. A dëshiron Britania të zhvillojë zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE). Është e çuditshme të thuhet se do të largohet nga BE-ja pas 3 vjetësh dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet e PE-së, por janë ata që do të marrin këtë vendim”, tha Macron.
Ai potencoi se edhe sikur Britania të marrë pjesë në zgjedhjet e PE-së, kur të dalë nga BE-ja deputetët britanikë do të duhet të dalin nga PE-ja. “Më 31 tetor ka 3 opsione, largimi i Britanisë me marrëveshje, anulimi i Brexit-it nga Britania dhe largimi i saj pa marrëveshje”, tha presidenti francez.
Macron tha se nuk ka siguri që Britania më 31 tetor do të ketë një zgjidhje për Brexit-in.
“Unë nuk e pranova shtyrjen e Brexit-it në deri në fund të vitit apo në mars të vitit të ardhshëm”, nënvizoi Macron i cili ka njoftuar se ata i ka bindur fakti që kryeministrja britanike Theresa May ka filluar për herë të parë bisedimet me Partinë Laburiste në lidhje me Brexit-in.
Gjithashtu pasi ka vënë theksin në rëndësinë e vazhdimit të funksionimit të rregullt të BE-së, Macron vuri në dukje se në rastin e mospjesëmarrjes së Britanisë në zgjedhjet e PE-së nënkuptohet dalja e këtij vendi nga Unioni dhe se këtë vendim është Britania ajo që do ta marrë.