Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ftuar Britaninë e Madhe t’i bashkohet një komuniteti të ri politik evropian, jashtë BE.
Sipas Macron, ky status i ri do t’i lejonte Mbretërisë së Bashkuar të gëzonte integrim të plotë politik brenda bllokut me 27 vende dhe të kishte rol vendimtar.
“Kjo organizatë e re evropiane do i mundësonte kombeve demokratike evropiane që i përmbahen vlerave tona, të gjejnë hapësirë të re për bashkëpunim politik dhe siguri. Aderimi në të nuk do të paragjykonte anëtarësimin e ardhshëm në BE dhe nuk do të ishte i mbyllur për ata që janë larguar”, tha Macron.
Gjatë një udhëtimi në Berlin më vonë gjatë ditës, Macron konfirmoi se Britania do të ftohej të “zërë vendin e saj të plotë” në komunitetin e ri.
Macron ka sugjeruar më parë që Evropa të krijojë një sërë aleancash që përbëjnë ‘qarqe koncentrike’ dhe organizata e tij e re do ta shihte Mbretërinë e Bashkuar në qendër të projektit.
Macron tha gjithashtu se dëshira e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në mund të marrë dekada, kështu që bashkimi i ri politik mund të veprojë si një masë më e shpejtë.
“Ukraina me luftën dhe guximin e saj janë tashmë një anëtare e përzemërt e Evropës sonë, e familjes sonë e bashkimit tonë. Edhe nëse i japim statusin e kandidatit nesër, të gjithë e dimë shumë mirë se procesi për ta lejuar për të na u bashkuar do të zgjasë disa vite, ndoshta edhe dekada”, tha Macron.
“Ukraina me luftën dhe guximin e saj është tashmë një anëtare e përzemërt e Evropës sonë, e familjes sonë, e bashkimit tonë”, tha Macron.
“Edhe nëse i japim statusin e kandidatit nesër, ne të gjithë e dimë shumë mirë se procesi për ta lejuar atë të bashkohet do të zgjaste vërtet disa vjet, ndoshta disa dekada.”
Macron, i cili fitoi një mandat të dytë pesë-vjeçar në vendin e tij muajin e kaluar, tha se ai ishte gjithashtu në favor të “rishikimit të traktateve të BE-së”, siç propozohet nga Parlamenti Evropian.
Ai tha se kjo do ta bënte më të lehtë për bllokun të merrej me emergjenca të tilla si Lufta e Ukrainës dhe pandemia e Coronavirus.
Burimi: DailyMail