Presidenti i Francës, Emannuel Macron, tha të mërkurën se dëshiron marrëdhënien më të mirë të mundshme me Mbretërinë e Bashkuar kur Bashkimi Europian dhe Britania po afrohen drejt një pajtimit për marrëveshje tregtare të pas Brexit, transmeton Gazeta Metro.
Derisa po fliste në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Portugalisë, Antonio Costa, Macron po ashtu tha se ai do të dëshironte që të ruhej integriteti i tregut të përbashkët të Europës..
Në samitin e BE’së javën e kaluar, Macron ishte më i zhurmshmi rreth negociatave mes Britanisë dhe BE’së, kur kishte kundërshtuar që të dorëzohen para kërkesave britanike. Gjatë samitit të Bashkimit Europian presidenti francez Macron me arrogancë kishte deklaruar se nuk ishte i gatshëm “të hiqte dorë nga copa e tij e pites.”
Sot Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ka përparim në negociata me Britaninë, por mbetet paqartësi rreth të drejtës së peshkimit në ujërat britanikë.
Kjo do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në industrinë e peshkatarisë franceze pasi dalja pa marrëveshje tregtare e Britanisë do të dërrmonte ata pasi nuk do të ju lejohej qasja nga britanikët, siç kishin paralajmëruar se janë përgatitur.