Macron: T’i japim një perspektivë të sinqertë Ballkanit Perëndimor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot se ”BE duhet të rishikojë marrëdhëniet e saj me Ballkanin Perëndimor” dhe ”t’u ofrojë atyre perspektiva të sinqerta për t’u bashkuar me bllokun”, sipas Reuters.

”BE duhet të rishikojë marrëdhëniet e saj me Ballkanin Perëndimor dhe t’u ofrojë atyre perspektiva të sinqerta për t’u bashkuar me bllokun”, deklaroi Macron në Parlamentin Evropian.

”Vendet e Bashkimit Evropian duhet të punojnë së bashku për një marrëveshje të re stabiliteti dhe sigurie, të cilën më pas mund ta diskutojnë edhe me Rusinë”, shtoi ai lidhur me konfliktin e kësaj të fundit me Ukrainën.

“Siguria e kontinentit tonë është e pandashme”, tha Macron duke iu referuar Rusisë dhe duke shtuar se Evropa duhet të përcaktojë standardet e saj të sigurisë.

”BE duhet gjithashtu të propozojë një aleancë të re për vendet afrikane”, shtoi Macron.

Share This Article