Macron: Zjarret në Amazonë përbëjnë një krizë ndërkombëtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot në mbrëmje se zjarret në Amazonë përbëjnë një krizë ndërkombëtare dhe i kërkon anëtarëve të G7-ës që të bisedojnë për këtë urgjencë gjatë samitit në Biarric (jugperëndim të Francës) këtë fundjavë.

“Shtëpia jonë po digjet. Në kuptimin e drejtë të fjalës. Amazona, mushkëria e planetit tonë që prodhon 20% të oksigjenit, është në zjarr. Kjo është një krizë ndërkombëtare. Anëtarë të G7-ës, të mblidhemi për dy ditë që të flasim për këtë urgjencë”, shkruan presidenti francez në “Twitter”, duke iu referuar frazës së shprehur në vitin 2002 nga paraardhësi i tij Jacques Chirac, “shtëpia jonë digjet dhe ne shohim gjetkë”. 

Share This Article