Macroni ftohen Kurtin dhe Bërnabiqin në Forumin e Paqes në Paris

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris që do të mbahet në kryeqytetin francez të enjten dhe të premten, njoftoi Zyra e Presidentit të Francës. E ftuar do të jetë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish pritet të marrin pjesë në ngjarjen që do të hapet nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe nënpresidentja amerikane Kamala Harris.

“Në Paris priten gjithsej 450 pjesëmarrës, duke përfshirë rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe rreth 15,000 pjesëmarrës online”, thotë presidenca franceze.

Do të marrin pjesë presidentët e Egjiptit, Nigerisë, Senegalit, Botsvanës dhe Bregut të Fildishtë.

Macron nisi Forumin në 2018 për të promovuar multilateralizmin. Ngjarja e këtij viti, e mbajtur si pjesë e festimit të Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, i kushtohet rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë së koronavirusit.

Share This Article