Maduros i “kapin” avionin, Venezuela gati të arrestojë drejtuesin e opozitës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Venezuelës ka kërkuar arrestimin e kandidatit të opozitës në zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut, Edmundo González Urrutia,  nën akuzat e “krimeve të uzurpimit të funksioneve, falsifikimit të dokumenteve publike, nxitjes për mosbindje ndaj ligjeve të shtetit, komplot dhe sabotim”.

Kërkesa është lëshuar nga prokurori Luis Ernesto Dueñez Reyes dhe i drejtohet gjyqtarit të posaçëm të shkallës së parë për çështjet që lidhen me krimet e terrorizmit, për ta bërë atë të zbatueshme.

Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara sekuestruan avionin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro në Republikën Domenikane, pasi përcaktuan se blerja e tij ishte bërë në kundërshtim me sanksionet amerikane, duke ngrirë edhe më tej marrëdhëniet me Venezuelën.

Në një deklaratë, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se Departamenti i Drejtësisë sekuestroi një avion që pretendohet se është blerë në mënyrë të paligjshme për 13 milionë dollarë përmes një kompanie guaskë dhe u kontrabandua nga Shtetet e Bashkuara për t’u përdorur nga Nicolas Maduro dhe miqtë e tij.

Avioni, i cili është një Dassault Falcon 900EX, që atëherë është përdorur për të fluturuar “pothuajse ekskluzivisht drejt dhe nga një bazë ushtarake në Venezuelë”, tha Departamenti i Drejtësisë.

Ai kishte qenë në Republikën Domenikane muajt e fundit dhe kjo i hapi rrugën zyrtarëve amerikanë që ta sekuestronin.

Share This Article