ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Makina e bërë e famshme nga Bond u la të ndryshket gjatë – tani vlen 1 milion paund 9 minutes ago
Rritje e madhe e rasteve të gripit, ndërsa përhapet lloji i ri i gripit 13 minutes ago
Dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u liruan gabimisht, me dy ende të zhdukur, thotë Lammy 19 minutes ago
Shtëpia e Bardhë: Admirali amerikan autorizoi ligjërisht sulmin e dytë ndaj anijes venezueliane 23 minutes ago
Maduro: Gati të mbrojmë vendin – Shtetet e Bashkuara rrisin presionin ushtarak në Karaibe 24 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

“Mafiozë, jepni dorëheqjen”, dhjetëra mijëra njerëz mbushin rrugët e Sofjes, tronditet qeveria në Bullgari

albnews by albnews
2 December, 2025
in Bota
0
“Mafiozë, jepni dorëheqjen”, dhjetëra mijëra njerëz mbushin rrugët e Sofjes, tronditet qeveria në Bullgari
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dhjetëra mijëra protestues mbushën rrugët e Sofjes dhe më shumë se një duzinë qytetesh në Bullgari mbrëmjen e djeshme, duke mbajtur një nga marshimet më të mëdha të viteve të fundit dhe duke kërkuar tërheqjen e buxhetit të ri dhe dorëheqjen e qeverisë.

Në qendër të Sofjes, sheshi i madh përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare ishte i mbushur me qytetarë që mbanin nw duar slogane dhe flamuj bullgarë e evropianë. Sipas agjencisë bullgare të lajmeve BTA, organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen në rreth 50,000 njerëz.

RelatedPosts

Shtëpia e Bardhë: Admirali amerikan autorizoi ligjërisht sulmin e dytë ndaj anijes venezueliane

Maduro: Gati të mbrojmë vendin – Shtetet e Bashkuara rrisin presionin ushtarak në Karaibe

Izraeli shqyrton sulme në jug të Sirisë – Operacioni vjen pas të shtënave ndaj trupave izraelite dhe tensioneve në Beit Jinn

Protestuesit brohoritën “Dorëheqje!” dhe projektuan fjalët “Dorëheqje” dhe “Mafia” në ndërtesat qeveritare. Po ashtu dy pankarta të mëdha shkruanin përkatësisht “Gjenerata Z po vjen” dhe “Bullgaria e Re pa mafien”.

Today #Bulgaria protests! Thousands of Bulgarians are in front of parliament and demand the resignation of the government. 🙌🏼 pic.twitter.com/KXDYYrEzJJ

— NessieK (@NbK1808) December 1, 2025

Protestuesit po kërkojnë që qeveria të përmbushë premtimin e saj për të tërhequr buxhetin e vitit 2026, i cili përfshin rritje të taksave dhe kontribute shtesë të sigurimeve shoqërore. Ata gjithashtu po shprehin pakënaqësi të fortë me korrupsionin në sektorin publik, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së pakicës të udhëhequr nga Rosen Zhelezkov.

Bullgaria, me një popullsi prej 6.4 milionë banorësh, renditet vazhdimisht ndër vendet më të korruptuara në Bashkimin Evropian, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Vetëm Hungaria renditet më keq midis 27 shteteve anëtare.

Edhe pse tubimi kryesor në qendër të Sofjes ishte paqësor, tensionet u rritën pas përfundimit të tij, pasi disa protestues u përleshën me policinë, duke hedhur gurë, shishe dhe fishekzjarre drejt forcave të rendit. Policia u përgjigj me sprej me piper dhe bëri të paktën dhjetë arrestime, ndërsa dy oficerë u plagosën.

At least 40 000 gather in #Sofia #Bulgaria to protest against the inadequacy of the current government’s fiscal policy & proposals for higher taxes and higher financial burden on the local businesses. pic.twitter.com/Gr2dw5tLn0

— Alexander Stoyanov (@Al_Stoyanov) December 1, 2025

Sipas BTA-së, kazanëve të plehrave iu vu flaka, ndërsa një furgon policie u dëmtua rëndë. Dëme u shkaktuan edhe në zyrat e partisë në pushtet, si dhe në një parti tjetër që mbështet qeverinë.

Presidenti i vendit, Rumen Radev, i dënoi incidentet dhe u bëri thirrje si protestuesve ashtu edhe autoriteteve të shmangin dhunën. Në një deklaratë publike, ai bëri thirrje që qeveria të japë dorëheqjen, duke vënë në dukje se “ka vetëm një rrugëdalje: dorëheqja dhe zgjedhjet e parakohshme“. (A2 Televizion)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Makina e bërë e famshme nga Bond u la të ndryshket gjatë – tani vlen 1 milion paund

Makina e bërë e famshme nga Bond u la të ndryshket gjatë – tani vlen 1 milion paund

2 December, 2025
Rritje e madhe e rasteve të gripit, ndërsa përhapet lloji i ri i gripit

Rritje e madhe e rasteve të gripit, ndërsa përhapet lloji i ri i gripit

2 December, 2025
Dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u liruan gabimisht, me dy ende të zhdukur, thotë Lammy

Dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u liruan gabimisht, me dy ende të zhdukur, thotë Lammy

2 December, 2025
Shtëpia e Bardhë: Admirali amerikan autorizoi ligjërisht sulmin e dytë ndaj anijes venezueliane

Shtëpia e Bardhë: Admirali amerikan autorizoi ligjërisht sulmin e dytë ndaj anijes venezueliane

2 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result