Magjia e parkut të “Shebenik-Jabllanicë” nën e bardhësinë e borës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj, por në dimër duket si dhuratë e natyrës që magjeps këdo.

Në stinë e dimrit, ky Park merr një formë të jashtëzakonshme sikur natyra e derdh atë në negativ, për t’i sjellë një formë të jashtëzakonshme peizazhit.

Në fillim ca fusha, derdhur në dëborë që janë të pamat në dimension, ikin e ikin larg sa takohen me malet gjithë formë dhe plastike. Një fenomen i jashtëzakonshëm i natyrës që na vjen nëpërmjet fotove në këtë stinë ku bora ka pushtetin e saj.

Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” ka një florë dhe faunë të jashtëzakonshme dhe bukuri marramendëse.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan ka publikuar fotogaleri nga Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” i mbuluar nga dëdora.

“Monitorim i faunës së egër me sy të lirë, nëpërmjet gjurmëve, shenjave në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, thuhet në njoftim.

“Shkëmbinjtë gëlqerorë zënë një pjesë në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” të cilët kanë një funksion të rëndësishëm ekologjik. Shkëmbinjtë gëlqerorë përmbajnë një gamë të gjerë mineralesh të cilat hyjnë në shtresën e tokës, gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e aciditetit të tokës duke krijuar një habitat më të favorshëm për jetën e egër”, shprehen specialistët.

Është e mahnitshme të mendosh se si toka, shkëmbinjtë, flora dhe fauna e egër bashkëveprojnë së bashku duke formuar një sistem ekologjik.

Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë shtrihet në verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.

Parku shtrihet brenda këtyre kufijve të Bulqizës,  Steblevë me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llange, Fushë Studen./ATSH/

Share This Article