Magjistari i njohur britanik, Uri Geller: Unë bëra që Muller të dështonte kundër Anglisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Uri Geller është një izraelit me pasaportë britanike, një magjistar, iluzionist dhe personalitet i lartë i televizionit.

Ai mori ‘meritat’ për humbjen e rastit të Thomas Mullerit në ndeshjen kundër Anglisë në 1/8 e finales në EURO20.

“Po sigurisht që është merita ime. Unë bërtita, një, dy, tre dhe përkulem”, tha ai në një interviste për mediat në Angli.

Sulmuesi i Bayern Munchen lëshoi një mundësi të artë në ndeshjen kundër ‘Tre Luanëve’. Ai ishte ballë për ballë me portierin kundërshtar, por goditja e tij shkoi jashtë portës.

Geller ka marrë përgjegjësitë edhe të disa momenteve të mëdha të futbollit. Ai pretendon se ndikoi në penalltinë e humbur të Gary McAllister në ndeshjen Skoci-Angli në EURO96.

Share This Article