Maguire: Më kritikojnë që të marrin klikime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Harry Maguire, edhe pse e ka humbur vendin e titullarit te Manchester United, e nisi në formacion ndeshjen Itali-Angli.

Por, humbja e “3 Luanëve” bëri që sërish të vërshonin kritika ndaj qendërmbrojtësit. Këto kritika, vetë Maguire, i cilësoi si “pa lidhje” me rendimentin që tregon në fushë.

“Nuk dëgjoj se çfarë thonë e shkruajnë njerëzit. Jam kapiteni i United dhe çfarëdo që të shkruash për mua, do të tërheqë vëmendje. Prandaj merren me mua, duan klikime”, tha Maguire.

Gjithsesi, kapiteni i Manchester United duket se “kritikun” më të madh e ka në shtëpi, pasi trajneri Erik Ten Hag e ka hequr nga formacioni që kur arriti fitoren e parë në Premier League, ndaj Liverpool.

Share This Article