ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 12 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 13 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 14 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 14 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 17 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Maji 2025, i dyti më i nxehti në histori! Europa në ankth prej thatësirës

albnews by albnews
11 June, 2025
in Bota
0
Maji 2025, i dyti më i nxehti në histori! Europa në ankth prej thatësirës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Europa veriperëndimore ka kaluar një pranverë shumë të thatë dhe për herë të dytë ka regjistruar  majin më të ngrohtë në rang global, sipas Shërbimit Copernicus të Ndryshimit Klimatik (C3S).

Vendet europiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar janë goditur nga thatësira në muajt e fundit dhe frikësohen për mungesën e ujit nëse nuk bie një sasi e konsiderueshme shiu, ndërsa fermerët kanë shprehur se të mbjellat nuk kanë rezultat, raporton The Guardian.

RelatedPosts

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë

Mblidhet samiti i jashtëzakonshëm arabo-islamik, Erdogan fluturon në Doha

Të dhënat e reja tregojnë se maji i vitit 2025 shënoi për herë të dytë temperatura të larta, pasi temperatura mesatare e ajrit arriti në 15.79 gradë Celsius ose 0.53 gradë më shumë sesa mesatarja e periudhës 1991-2020. Ky muaj ishte 1.4 gradë më shumë sesa mesatarja e viteve 1850-1900 e përdorur për të përcaktuar nivelin paraindustrial.

Carlo Buontempo, drejtues në C3S, tha: “Maji i 2025-ës thyen një vazhdimësi të gjatë e të  paprecedentë muajsh mbi 1.5 gradë Celsius mbi periudhën paraindustriale. Edhe pse kjo mund të jetë  një çlirim i lehtë për planetin, presim që pragu i 1.5 gradëve Celsius të tejkalohet sërish në të ardhmen e afërt për shkak të ngrohjes së vazhduar të sistemit klimatik.”

1.5 gradë Celsius është objektivi klimatik sipas marrëveshjes së 2015-ës në Paris. Kjo shifër është matur gjatë një apo dy dekadash kështu që një vit që tejkalon pragun nuk tregon se qëllimi nuk është arritur, por se emergjenca klimaterike vijon të përforcohet. Gjatë dekadës së shkuar, çdo vit ka qenë një nga dhjetë më të nxehtët dhe rekordet shkojnë deri në vitin 1850.

Moti i thatë ka qenë i pranishëm në shumë vende të botës. Në maj të 2025-ës, pjesa më e madhe e Europës veriore dhe qendrore, si dhe rajonet jugore të Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë ishin më të thata sesa mesatarja. Pjesa më e madhe e Europës veriperëndimore përjetoi nivelet më të ulëta të shirave dhe lagështirës së tokës që prej vitit 1979.

Maji që lamë pas ishte më i thatë sesa mesatarja në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut, Bririn e Afrikës dhe Azinë qendrore, në Australinë jugore, Afrikën jugore dhe Amerikës së Jugut.

Në maj u regjistruan edhe temperatura të larta në sipërfaqen ujore të Atlantikut verilindor që sipas Copernicus, është më e larta e regjistruar ndonjëherë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result