Majko: Kemi nbetur akoma me kufirin e ish-Jugosllavisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrin i Diasporës, Pandeli Majko, thotë se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të jetë po ai i ish-Jugosllavisë dhe duhet punuar fort për ta shndërruar këtë kufi të shqiptarëve, duke nënkuptuar heqjen e barrierave kufitare.

“Kosova dhe Shqipëria ndihen më mirë, por ne duam të jetë më mirë. Jemi shqiptarë dhe dy kufij këtu. Është kufiri i ish- Jugosllavisë. Duhet ta bëjmë të Kosovës dhe Shqipërisë, i cili do të bëhet shumë shpejt”, theksoi Majko.

Deklaratat Majko i bëri nga Kukësi në përkujtim të 20 vjetorit të eksodit të kosovarëve, kohë edhe kur ka qenë Kryeministër.

Teksa kaloi në këmbë kufirin, Majko tha: Është kënaqësi, pas 20 vitesh flet vetë gjithçka. Çfarë ka ndodhur , si kujtohet, çfarë ka ndryshuar dhe arsyeja pse jemi këtu të gjithë bashkë.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, u shpreh se Kukësi ndihet prapë i nderuar pas 20 vitesh.

“Këto ditë duhet ti kujtojmë për mirë, për bashkim, për gjithçka”, pohoi Shehu.

Në kujtim të eksodit të vitit ’99, Bashkia dhe Këshilli i Qarkut të Kukësit në bashkëpunim me Shoqatën  Eksod 99 si çdo vit bënë pritjen simbolikë të kosovarëve në Morinë.

Kukësi ishte porta e shpëtimit për mbi 1 milion shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 që u dhuna e terrori serb i detyruan të braktisin shtëpitë e marshojnë drejt shtetit amë për shpëtim.

Qyteti i vogël verilindor u vu në ballë të përballimit të një krizë me përmasa ndërtombëtare teksa hapi dyert për 75 mijë persona, që në atë kohë ishin tre fishi i popullsisë së zonës.

Share This Article