Majko me një postim prekës kujton dëshmoren 17 vjeçare të UÇK-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar dëshmoren 17 vjecare të UÇK-së, Yllka Domi.

“Liria ka emër”, shkruan në postimin e tij Majko që ishte kryeministër gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe. Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit:

Amanet ju le nëse nuk pritoni,

Të ma shkruani emrin në rërën e detit,

Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj,

Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,

Dhe arena e kafazit të jetë e hapur.

Përmendore nuk dua…!


Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,

Vendosni afër kokës sime.

Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi). Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit”, shton Majko.

“Liria ka emrin e të rënëvë” 

Share This Article