Majko tregon se a do të ketë votë emigrantësh më 25 prill

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ftuar në “Real Story” ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka deklaruar se në 20 shkurt do të merret vendimi i cili do të lejojë votimin e emigranmtëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij, KQZ do të nxerrë aktet nënligjore që do t’i japë mundësinë emigrantëve të japin votën e tyrë, dhe për ata që nuk do të respektojnë këto akte do të ketë penalitete.

“Sot ne kemi dy nene, 24 dhe 25, që flasin për të drejtën e votës që është miratuar në Kuvend, dhe deri në 20 shkurt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të plotësojë të gjitha kushte që duhen për kodin zgjedhor.

KQZ e nisi procesin duke kërkuar opinion nga partitë politike, ndërkohë që nuk duhet të pyesësh askënd se si të zbatohet ligji. Ligji thjesht duhet të zbatohet ashtu siç është. Pas 20 shkurtit të gjtihë ata që nuk do respektojnë aktet nënligjore të kodit zgjedhor do të përballen me penalitete. KQZ deri ne 20 shkurt duhet të nxerri aktet nënligjore.

Kodi zgjedhor nuk përcakton numër se kush duhet t’i plotësojë apo jo. Kodi Zgjedhor  për të gjithë ata që plotësojnë kushtet ligjor duhet të zbatohet njësoj”-tha Majko.

Share This Article