• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Majlinda Bregu: Na duhet një zonë të përbashkët ekonomike

Majlinda Bregu: Na duhet një zonë të përbashkët ekonomike

by albnews
10 September, 2020
in Albania, Bota
0
3
VIEWS

Një zonë e përbashkët ekonomike ndihmon në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me histori të gjatë politike, thotë Majlinda Bregu në intervistë për Deutsche Welle-n

Këtë javë u zhvillua në Berlin Konferenca e Pestë e Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor. Ishte një nismë e ambasadave të Shqipërisë dhe Kroacisë në Berlin, si edhe e Fondacionit Konrad Adenauer për të këmbyer ide për të ardhmen e rajonit. E veçanta e këtij takimi, ku merrte pjesë i ngarkuari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ishte fokusi transatlantik. Aty mori pjesë edhe Majlinda Bregu, koordinatorja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, të krijuar në kuadër të Procesit të Berlinit, 

Deutsche Welle: Zonja Bregu, ju morët pjesë në Berlin në Forumin e Ambasadorëve të Fondacionit Konrad Adenauer për Ballkanin Perëndimor. Cila qe risia e kësaj konference?

Majlinda Bregu: Është gjithmonë mirë, dhe këtë radhë ishte edhe më interesante, sepse ishte takimi i parë fizik pas kaq muajsh pune vetëm online. Por, e rëndësishme është që Ambasada Shqiptare në Berlin, në bashkëpunim me atë kroate dhe Fondacionin Konrad Adenauer gjetën një moment interesant për shkak të presidencës gjermane për të diskutuar mbi zgjerimin, por edhe mbi bashkëpunimin transatlantik dhe se sa i rëndësishëm është ai për të gjithë vendet e rajonit dhe për Ballkanin Perëndimor. 

Aty merrte pjesë edhe i ngarkuari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. A vutë re ndonjë konkurrencë ndërmjet BE-së dhe SHBA-ve në lidhje me Ballkanin Perëndimor? 

Të them të drejtën, nuk më intereson që ta shoh çështjen si pikëpamje konkurrence. E vërteta për rajonin është, se sa herë që ka pasur një bashkëpunim më të mirë ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sa herë që bashkëpunimi transatlantik ka qenë më i mirë, edhe lehtësia, me të cilën janë zgjidhur apo përballur problematikat, ka qenë më e madhe.

Në konferencë mori pjesë edhe komisioneri i zgjerimit, Olivér Várhelyi, i cili e kishte publikuar fjalën e tij, ku fliste edhe për përpjekjet që po bëhen për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në bazë të asaj që dëgjuat këtu, a mendoni se kjo do të ndodhë qysh brenda këtij viti? 

Unë mund të them atë se çfarë di: që po punohet si nga Komisioni Europian, ashtu edhe nga vendet anëtare mbështetëse  dhe më së shumti nga Gjermania, e cila këtë radhë ka jo vetëm presidencën e Këshillit të BE-së, por është një nga vendet që ka mbështetur fuqishëm perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Nuk mund të them se kjo do të ndodhë brenda dhjetorit, sepse ka shumë faktorë që ende ndikojnë, por uroj shumë që të mos humbasë ky shans i presidencës së Gjermanisë. 

A u fol edhe për liberalizimin e vizave me Kosovën? Besoj që është një temë që ju, si koordinatore e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e keni më për zemër. 

Jo vetëm për liberalizimin e vizave të Kosovës me Bashkimin Europian, por njëkohësisht edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve në rajon. Sërish këtu, lëvizja e lirë e qytetarëve kosovarë në vendet e rajonit, – për shembull, për të hyrë në Bosnjë-Hercegovinë kërkohet vizë – është një nga temat që unë nuk e kam për zemër vetëm si shqiptare, por edhe sepse është një domosdoshmëri edhe për çuarjen përpara të agjendave tona rajonale. Besoj që në samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, në samitin e Sofjes, ne do të kemi risi për sa i përket pjesës së lëvizjes së lirë të qytetarëve kosovarë në rajon. Dhe shpresojmë shumë që atë premtim që Bashkimi Europian e ka bërë prej vitesh për liberalizimin e vizave të qytetarëve kosovarë, të realizohet sa më shpejt. 

Le t’u kthehemi pak dokumenteve të nënshkruara javën e kaluar në Uashington. Çfarë impakti do të kenë ato në punën tuaj, si koordinatore e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal? 

Unë drejtoj një institucion, i cili varet nga Bashkimi Evropian. Shpresoj shumë që zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike – jo vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por njëkohësisht edhe dialogu Prishtinë-Beograd, i cili ka vite që ka nisur me marrëveshjen e Brukselit – të vazhdojë dhe të shkojë përpara. Rajoni ka një nevojë të domosdoshme për investime të huaja. Ka një nevojë të domosdoshme për të kapërcyer edhe këtë situatë, e cila do të vazhdojë të jetë edhe vitin tjetër e vështirë. Flas për situatën ekonomike, e cila u rëndua edhe më shumë për shkak të pandemisë. Biznesmenët prej kohësh kanë shprehur nevojën dhe domosdoshmërinë e marrëdhënieve dhe lehtësirave më të mëdha për të bashkëpunuar me njeri-tjetrin në rajon. Të gjitha vendet e rajonit janë duke u përpjekur çdo ditë për të arritur në një faze të dytë të marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik, per krijimin e tregut të përbashkët rajonal apo të zonës së përbashkët ekonomike, siç është lancuar para disa vitesh me Procesin e Berlinit. Kështu që lëvizje ka, nganjëherë ne i vonojmë gjërat më shumë se ç’duhet, por shpresoj shumë që nëntori të jetë një moment i mirë, pozitiv. 

Ju si koordinatore e Bashkëpunimit Rajonal, a mund të na e shpjegoni, se cili është ndryshimi midis Mini-Schengen-it dhe Zonës së Përbashkët Rajonale që po përpiqeni të realizoni ju? 

Besoj që çdo lloj iniciative, që çon përpara bashkëpunimin ekonomik, është gjithmonë për t’u mirëpritur dhe për t’u diskutuar. Por, nga ana tjetër, them që në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka vend për të përfshirë të gjitha idetë e mira që mund të vijnë nga iniciativa, si ajo e ashtuquajtura e Mini-Schengen-it, në këtë kuadër të tregut të përbashkët ekonomik, për të cilin ne kemi vite që po punojnë. 

Në Kosovë ekziston frika se prej kësaj mund të dalë Kosova e humbura dhe Serbia e fituara. E keni ju këtë merak? 

Ne jetojmë mes frikërave, ndërtojmë mes frikërave, shpeshherë edhe mes mosbesimit, Kosova është një vend i pavarur dhe ka aftësinë për të marrë vendime vetë për fatin e saj dhe për të përcaktuar se cila qasje i vjen më shumë në ndihmë. Unë jam e bindur që rajoni duhet të ketë një qasje të përbashkët të të gjashtë ekonomive, duke lëvizur së bashku, jo një ndarje të tregut, sepse ne jemi një treg i vogël, edhe sikur të ishim 18 milionë, jo më sot kur gati 5 milionë janë larguar nga rajoni. Pra, një qasje, e cila i sjell të gjashta ekonomitë së bashku, sikurse është ajo e zonës së përbashkët rajonale, besoj që është qasja më e mirë, për t’i dhënë peshë rajonit, nga pikëpamja e tregut, nga pikëpamja ekonomike. Por njëkohësisht edhe ndihmon në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të cilat kanë bazë dhe histori të gjatë politike. 

Së fundi një pyetje personale. Opozita në Shqipëri është duke u përgatitur për pjesëmarrje në zgjedhje. A keni pasur ndonjë ftesë direkte për t’iu kthyer politikës vendase? 

Jo, nuk kam ndonjë ftesë direkte dhe nuk kam se për çfarë të ftohem, se unë jam anëtare e Partisë Demokratike dhe nuk besoj se duhet që të të ftojë kush për të qenë pjesë e familjes. E kam vendosur prej vitesh, nuk pres që të më thotë njeri për të qenë në Partinë Demokratike. Por, shpresoj shumë që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të jenë zgjedhje, të cilat realisht të kenë mundësi të përmbushin gjithë standardet. Kaq për sot.

Previous Post

Dosje të Gjykatës Speciale në duar të veteranëve të UÇK-së?

Next Post

Dy të vdekur e 156 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

albnews

albnews

Related Posts

Berisha në samitin e IDU në Bruksel: Narkoshteti vodhi zgjedhjet! Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë
Albania

Berisha në samitin e IDU në Bruksel: Narkoshteti vodhi zgjedhjet! Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë

16 May, 2025
Dalin mesazhet/ Rama hyn në sherrin për numërimim e votave, kërcënon kandidatët socialistë: Mos bëni as gërr as mërr
Albania

Dalin mesazhet/ Rama hyn në sherrin për numërimim e votave, kërcënon kandidatët socialistë: Mos bëni as gërr as mërr

16 May, 2025
Vizita e Starmer në Tiranë për të kthyer Shqipërinë në kamp përqendrimi për emigrantët e paligjshëm në Britani, pas…
Albania

Vizita e Starmer në Tiranë për të kthyer Shqipërinë në kamp përqendrimi për emigrantët e paligjshëm në Britani, pas…

16 May, 2025
Next Post
Dy të vdekur e 156 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dy të vdekur e 156 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë: Zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret

Osmani shpërthen ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

16 May, 2025
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM