Majlinda: E lumtur për medaljen, po kthehem në formën më të mirë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë rikthyer në Kosovë, ku u priten nga një numër njerëzish, pas medaljeve të fituara në Lojërat Evropiane Minks 2019 në Bjellorusi gjatë fundjavës.

Atyre iu është bërë një pritje shumë e mirë nga shumë njerëz në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë të martën.

Kampionia olimpike Kelmendi e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë në xhudo, e cila ishte e parë në histori të Kosovës në Lojëra Evropiane.

Nora, ndërkohë, e fitoi medaljen e argjendtë, në kategorinë deri 57 kilogramë. E dyta për Norën në këto lojëra.

Ato ia sollën Kosovës katër medalje në total nga Bjellorusia, pasi përveç medaljeve në Lojërat Evropiane, ato i fituan njëkohësisht edhe nga një medalje për Kampionat Evropian.

Deri tani, Kosova i ka fituar tri medalje në Lojërat Evropiane, duke e llogaritur edhe të bronztën e Loriana Kukës të fituar dje në kategorinë deri 78 kilogramë.

Majlinda Kelmendi thotë se ndihet e lumtur që po e kthen formën e dikurshme pas lëndimit që e kishte lënë për një kohë të gjatë jashtë këtij sporti.

“Jam mjaft e lumtur. Është një medalje e cila më ka munguar. Më gëzon jashtëzakonisht fakti se jam bërë e para në këtë garë. Nuk kam garuar gjatë në kampionat, ky fakt e rrit vetëbesimin tim. Jam gati ta vazhdoj karrierën aty ku e kam nisur”, deklaroi fillimisht sportistja më e madhe kosovare me të mbërri në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Nora Gjakova është e kënaqur që ia solli Kosovës medaljen e argjendtë nga Lojërat Evropiane 2019, edhe pse dëshira e saj ka qenë ta fitonte të artën, që do të ishte e para për të në këto lojëra.

Gjakova humb në finale për medaljen e artë ndaj ruses Daria Mezhetskaia në kategorinë deri 57 kilogramë të shtunën në Minks të Bjellorusisë, por e fitoi medaljen e argjendtë, të dytën në karrierën e saj në Lojërat Evropiane.

Ajo, bashkë me fituesen e medaljes së artë nga këto lojëra Majlinda Kelmendin dhe trajnerin e tyre Driton Kukën, u rikthyen sot në Kosovë me medaljet e tyre.  

Share This Article