Majlinda Kelmendi debuton si trajnere

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka nisur karrierën si trajnere edhe në nivelin senior.

Pas Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, Majlinda vendosi t’i jap fund karrierës si xhudiste. Menjëherë nisi punën e trajneres, në shtabin teknik të Driton Kukës.

Në fund të vitit të kaluar udhëhoqi njomakët e Ipponit në një garë për fëmijë në Slloveni. Ndërkohë të shtunën ishte në këndin e Flaka Loxhës, që u paraqit në Grand Slamin e Parisit. Flaka nisi mirë në kategorinë deri 57 kilogramë, por në kohën shtesë pësoi nga çekja Vera Zemanova.

Majlinda ishte aktive në këndin e trajneres me këshilla të vazhdueshme për Flakën. Por këtë herë nuk mjaftuan. Në Grand Slamin e Parisit, Kosova po paraqitet me katër xhudistë.

Share This Article