Makina e re që është shitur më shtrenjtë në një ankand

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kur dëgjoni për shitje makinash të shtrenjta në ankande, me të drejtë mendoni për automjete të vjetra, klasike ose pjesë koleksioni.

Por këtë herë kemi të bëjmë me një rast tepër të veçantë. Shtëpia e ankandeve RM Sotheby në Paris vendosi një rekord të ri për makinën e re që është shitur më shtrenjtë.

Makina në fjalë është me të vërtetë shumë e veçantë: Bugatti Chiron Profilée mund të jetë versioni i fundit i makinës së jashtëzakonshme të firmës franceze me një motor W16 me 4 turbo.

Kur çekiçi ra 3 herë të mërkurën, oferta e fundit ishte 9.7 milionë euro, për një makinë që nuk ka pasur asnjë pronar të mëparshëm në dokumentin e regjistrimit.

Shtëpia e ankandeve zbulon se personat pjesëmarrës në këtë ankand ishin pajisur me ftesa, ndërkohë që u tejkalua me 2-fish çmimi i përcaktuar në nisje të ofertave.

Share This Article