Makina e ushtrisë përplaset me autobotin në Lezhë, 6 ushtarë të plagosur, ishin nisur për të shuar zjarrin në Mirditë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

6 ushtarakë të repartit të Vaut të Dejës kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që ndodhin në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, shumë pranë Dajçit.

Sipas të dhënave, mjeti ku udhëtonin ushtarakët, i cili drejtohej nga shtetasi B.N. është përplasur me autobotin e drejtuar nga N.P.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 ushtarakët që ndodheshin në mjetin e ushtrisë dhe që po udhëtonin drejt Mirditës, në një mision për shuarjen e flakëve që kanë rënë në disa fshatra të kësaj zone.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, me drejtues shtetasin B. N., është përplasur me automjetin autobot, me drejtues shtetasin N. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article