Makina “fantazmë” përfshihet nga flakët, përplaset me autobusin e shkollës

albnews
By
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur përpara syve të nxënësve në Halifax të Anglisë. Një makinë e përfshirë e tërë nga flakët u përplas me një autobus dykatësh, i cili sapo kishte zbritur nxënësit.

Nxënësit vrapuan të terrorizuar larg vendngjarjes, ndërsa një polic u mundua të mbante larg njerëzit e tjerë.

Pamjet e ngjarjes u filmuan nga një 15-vjeçar, i cili i shpërndau ato më pas në rrjetet sociale. Daily Mail raporton se makina u përfshi nga flakët ndërsa ishte e parkuar.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje.

Share This Article