Makina fluturuese certifikohet nga rregullatori sllovak – ajo shndërrohet brenda tre minutave në aeroplan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një makinë fluturuese e aftë për të arritur shpejtësi mbi 160 kilometra për orë dhe lartësi prej 2,500 metrave është certifikuar me aftësi ajrore nga Autoriteti Sllovak i Transportit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, makina-aeroplan hibrid, AirCar, është e pajisur me një motor BMW dhe funksionon me karburant të rregullt me pompë benzine.

Makinës i duhen dy minuta e 15 sekonda për t’u shndërruar në aeroplan.

Certifikimi i saj vjen pas 70 orëve testim fluturimi dhe më shumë se 200 ngritje dhe ulje, tha kompania.

“Certifikimi i AirCar hap derën për prodhimin masiv të makinave fluturuese shumë efikase”, tha krijuesi i tij Stefan Klein. 

Share This Article