Makina me shpejtësi përplaset në tavolinat e një lokali në Paris, një i vdekur dhe 6 të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një makinë është përplasur në tavolinat e jashtme të një lokali në Paris, në lagjen e 20-të pranë varrezave Père-Lachaise. Sipas mediave franceze një person ka mbetur i vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 jashtë klubit “Le Ramus”. Shoferi u largua nga vendngjarja, por policia e  arrestoi atë një orë më vonë, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. Një nga pasagjerët në mjet u arrestua në vendngjarje, pasi nga testi rezultoi se kishte konsumuar alkool dhe drogë.

Kamarieri në një lokal 200 metra larg vendit të përplasjes tha se pa makinën të kalonte me shpejtësi dhe dëgjoi një zhurmë të madhe. Pasi u afrua, pa njerëz që po largoheshin dhe një trup.

“Ata janë kolegë, janë fqinjë, unë i njoh të gjithë”, shpjegoi ai për agjencinë AFP, me lot në sy. “Është një rrugë e qetë, asgjë nuk ndodh”, tha ai përsëri, duke shtuar se policia mbërriti “shumë shpejt”.

Share This Article