Autoritetet në Malin e Zi kanë nisur hetimet në lidhje me incidentin e para disa ditëve, ku u përfshi makina e kryeministrit Dritan Abazoviç.
Në 31 korrik, mjeti me të cilin udhëtonte kreu i qeverisë malazeze i shpëtoi një aksidenti të mundshëm që mund të vinte nga mosfunksionimi i frenave.
Kryeministri Dritan Abazovic ishte nisur për një vizitë zyrtare në Tivat kur drejtuesi i makinës vuri re që sistemi i frenimit nuk funksiononte dhe me vështirësi arriti ta ngadalësonte mjetin deri sa e nxori nga rruga.
Ngjarja e ka vënë në lëvizje autoritetet për të hetuar nëse bëhet fjalë për një defekt për shkak të amortizimit të makinës apo sabotim.
Aludimet nuk munguan në rrjet, ndërkohë që kryeministri ua la fjalën autoriteteve për të zbardhur të vërtetën.