Mal i Zi lejon përdorimin e flamurit shqiptar

albnews
By
1 Min Read

Parlamenti malazez ka miratuarsot Projektligjin për simbolet kombëtare.

Me 41 vota pro, Projektligji i hartuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi, garanton edhe përdorimin e lirshëm të flamurit shqiptar, nga shqiptarët e Malit të Zi, ndërkohë që është fshirë totalisht neni 23, për rendin dhe qetësinë publike, përmes të cilit sanksionohej përdorimi i flamurit shqiptar.

Duke u bazuar në këtë ligj, vitet e fundit janë gjobitur shumë shqiptarë të malit të zi, që kishin përdorur flamurin shqiptar.

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, Mehmed Zenka tha se miratimi i këtij ligji do të forcojë vlerën multinaconale të Malit të Zi.

Share This Article