ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 9 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 9 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 9 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 9 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Malaj: Defiçiti i lartë si në 97-tën

albnews by albnews
1 December, 2020
in Albania, Technologji
0
PS kërkon shkarkimin e Arben Malajt
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Eksperti i ekonomisë dhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar raportin e fundit të FMN dhe ka bërë një analizë të situatës që po kalon ekonomia shqiptare për shkak të pandemisë së koronavirusit, apo dhe rrugën e vendit drejt BE-së.

Malaj thekson se vendi ynë ka dhënë kontribut të pakët ndaj bizneseve, ndërsa ai theksoi se qeveria nuk ka vullnet që të ofrojë zgjidhje.

RelatedPosts

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Të përfituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen 57 pasuri të një personi në Durrës

Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

Sipas tij, në këtë periudhë është rritur deficiti dhe borxhi, duke e krahasuar me situatën që kaloi vendi gjatë vitit të mbrapsht 1997.

Duke u ndalur tek roli i BE-së, Malaj pohoi se tregoi solidaritet për të ofruar ndihmë. Teksa komentoi çështjen e integrimit në vend, ish-ministri nënvizoi faktin se palët politike në Shqipëri duhet të miratojnë në konsensus reformat si dhe pikat e tjera, për t’i hapur rrugë drejt BE-së.

PJESË NGA INTERVISTA
Raporti i FMN, aty thuhet se Shqipëria ka dhënë kontributin më të paktë në ndihmë të biznesit. Si e shihni këtë raport?

Raporti rivlerëson shqetësimet që janë ngritur në vend, domosdo nga opozita. Grupet e prekura dëmtohen. Qeveria mund të kishte bërë një ngadalësim të kësteve për partnerët publike-private preferenciale dhe të jepte mbështetje për të varfrit, të papunës, pensionistet. Do të ishte zhgënjim i madh nëse në fund të këtij viti mos të jepej një ndihmë prej 2 mijë lekësh. Këto janë sfida se sa pozitivit do të ketë shoqëria. Kemi kalim në atë që dua ta quaj Rilindja e Oligarkisë. Ne jemi në prag të një dështimi drejt BE dhe jemi në ethet drejt fushatës. Këto oligarkia, do ta dëmtojë rëndë këtë gjë. Kjo do të rriste vështirësinë e kohezionit shoqëror.

Çfarë duhet të bëjë qeveria?
Besoj se qeveria aktuale se ka vullnetin për të afruar një ndihmë për shtresat në nevojë, edhe për shkak se po arrin deficitin më të lartë që s’ka qenë që prej 97-ës. Me rritjen e borxhit apo me mospagimi i gjobave nga Gjykata e Strasburgut. Qeveria nuk do të marrë asnjë masë për të ngadalësuar partneritin publik-privat që po e dëmtojnë investimin publik dhe po krijojnë para të zezë për qëllime politike, personale apo partiake. Më dhemb kjo që them por nuk shoh vullnet nga kjo qeveri, që të kthejë kahun nga oligarkët tek njerëzit e thjeshtë.

Fokusi është tek një grup i vogël?
Po patjetër që ndihet. Ka deformim të konkurrencës. Paratë buxhetore janë të para ndara, një pjesë e vogël shkon tek bizneset e vogla. Qeveria i di se si mund t’i përdor më mirë politikat fiskale. Ajo është e kapur dhe s’po bën diçka për të zbehur impaktin ndaj biznesit. Në krizën e 2008 në Greqi, BE ishte e paunifikuar, reagoi me vonesë. Shikoni se çfarë ndodhi me pandeminë. BE nuk është klubi i vendeve të pasuara, por ekonomia sociale e tregut. Vendimmarrja për të ndihmuar vendet e BE, ishte e menjëhershme dhe efikase. Kishte solidaritet maksimal. Më vjen keq të harrojmë se sa e vështirë ishte situata pa nisur integrimit drejt BE. Se sa lodhje ishte që të ktheje lekun në dhrahmi, apo në paund. BE një projekt që inspiron. BE është fuqia më e madhe e tretë në botë. Shtetet veç e veç janë aq të vogla, sa që pa u bashkuar bashkë, është e pamundur që të përballojnë konkurrent global në rritje.

Shumë njerëz janë bërë optimist për këtë politikë te ndërmarrë nga BE. Çfarë ndryshoi në kursin e BE ku brenda një dekade ka ndryshuar katërçipërisht. Frymëzim është Gjermania?!
Është historia. Është e thënë dhe nga historianë, për BE, që është rritur përmes krizave. Situata aktuale në vendin tonë lë për të dëshiruar, por nuk është pa shpresë. Nëse qeverisja do të ishte mendje hapur, do të zgjidhej. Është e pakuptueshme që Shqipëria të bëjë hapa pas sa i takon çështjes së integrimit. Është fatale në BE që Shqipëria të humbasë negociatat. Është mundësia më e mirë që dhe nesër në mëngjes, të mblidhet Këshillit Politik që të miratojë në konsensus reformën, dhe të bëhet plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Nëse deri në 31 dhjetor, nuk pranohet çështja e çeljes së negociatave, viti 2021 do të ketë të papriturat e tij. Në prill kemi zgjedhje, pasi do të ketë deklarata që s’duam t’i hedhim benzinë zjarrit. Por nuk do të kemi çelje. Kur krijohet një moment, duhet të shfrytëzohet me shpejtësi. Në historinë e udhëheqjes tënde duhet të bësh një analizë, se në çfarë km e le sa i takon çështjes së negociatave. Ne vuajmë nga mungesa e liderëve, pasi shohin veten.

Çfarë këshille do iu ofronit biznesit?
Po marrim rastin e peshës që ka turizmi. Numrin e reduktuar të turistëve të huaj e mbështetëm me politikat e turizmit të brendshëm. Sistemi social në vendin tonë është i dobët. Ne pamë rastin e Greqisë. Nëse biznesi ra, atëherë ata vendosën që t’i financonin rreth 75 % të xhiros, si Gjermania. Rritja e papunësisë është pjesa më e vështirë, dhe kthimi në punësim nuk është dhe aq i shpejtë. Varfëria bëhet dhe më kërcënuese.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result